Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Ku çalon propoganda e ambasadës USA me reformën në drejtësi?

Lapsi.al 25 July 2019
Ku çalon propoganda e ambasadës USA me reformën në

Ambasada Amerikanë publikoi një video (poshte), me anë të së cilës keqinformonte qytetarët shqiptarë për Reformën në Drejtësi.

Videoja me titullin ‘Çfarë është reforma në drejtësi?’ shpjegon reformën në shqip, duke sugjeruar se ajo po zbatohet për

“të transformuar sistemin e drejtësisë në mënyrë që ai të trajtojë siç duhet korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe çështjet e përditshme në gjykata.”

https://youtu.be/A4WW6YcIN04

 

Video pretendon se Kushtetuta garanton se gjyqtarët dhe prokurorët e rinj janë “të pastër”, por nuk përmend faktin se Kushtetuta është shkelur shumë herë në lidhje me formimin e institucioneve të vetingut, me kualifikimin e kandidatëvepër institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, vlerësimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, e kështu me radhë.

Videoja shpjegon se vetingu bazohet në vlerësimin e pasurive, figurës dhe profesionalizmit, por nuk përmend faktin se institucionet e verifikimit, në mënyrë jokushtetuese, në shumicën e rasteve e kanë kryer vetingun duke u bazuar vetëm në hetimin e pasurisë.

 

Ndoshta pohimi më problematik i kësaj videoje propaganduese të ambasadës është pretendimi se “procesi i verifikimit po kryehet në mënyrë të drejtë, për shkak të pranisë së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët do të garontojnë që procesi kryhet në mënyrë korrekte.“

Përkundër këtij pohimi, sipas Kushtetutës, ONM-ja ka vetëm funksion këshillues dhe, për më tepër, këshillat e saj janë shpërfillur shpesh, për shembull kur Parlamenti zgjodhi disa komisionerë në institucionet e vetingut pavarësisht vlerësimit negativ të ONM-së për ta, apo kur në KLP dhe KLGj u zgjodhën anëtarë që ONM-ja kishte vlerësuar se nuk përmbushnin kriteret, apo kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit injoroi dyshimet e ONM-së për aftësitë profesionale të Arta Markut, etj.

Pra, në të vërtetë ONM-ja “nuk garanton” asgjë—ajo thjesht monitoron.

Video vazhdon duke pohuar se procesi i vetingut siguron se “[magjistratët] e këqinj shkojnë në burg”.

Në të vërtetë, procesi i verifikimit nuk është proces penal dhe ata që janë shkarkuar nga KPK-ja nuk marrin asnjë shënim penal në dosjet e tyre.

Vetëm një gjykatë penale mund të vendosë nëse një gjykatës apo prokuror i shkarkuar shkon në burg. Fakti është se, deri më tani, asnjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është burgosur, madje as  nuk është hetuar, për shkak të fakteve të gjetura gjatë procesit të vetingut.

Për më tepër, videoja pohon se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) emërojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët që kanë “kaluar vetingun”.

Në të vërtetë, KLGJ do të emërojë gjyqtarë që nuk kanë marrë ende vendimin përfundimtar nga institucionet e vetingut, por vetëm vendimin e fazës së parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), madje duke caktuar një kufi kohor prej tre muajsh për këtë fazë të parë, pas të cilës e bëjnë ata vlerësimin dhe jo KPK, vendim ky tërësisht antikushtetues.

Ndërkohë, KLP-ja synon ta themelojë SPAK-un jo me (të paktën) 10 prokurorë, siç parashikon qartë Kushtetuta, por me vetëm “7 ose 8.”

Video mbyllet me një pretendim, të cilin nuk mund ta besojë asnjë qytetar shqiptar, përveç atyre më naivëve (gjë që duket edhe nga numri i madh i komenteve të ashpra kundër videos në faqen e ambasadës në Facebook):

“Në të shkuarën, kushdo që kishte para apo pushtet mund të ndikonte sistemin gjyqësor, në favor të tij. Me sistemin e ri, të gjithë duhet të veprojnë sipas rregullave.”

Sigurisht, të gjithë përveç institucioneve të vetingut, institucioneve të sistemit të drejtësisë, gjykatave, prokurorive, parlamentit dhe qeverisë, secili pej të cilëve e ka shkelur aq shumë herë Kushtetutën dhe ligjin këto muajt e fundit, sa që tani askush nuk po numëron më.

Exit.al

Të këshilluara

Gënjeshtra e padobishme e 13 tetorit

Opozita po bie pre e bestydnisë naive sipas së cilës mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen si...

11:35

Lubonja, si Odiseu kundër Ciklopit Rilindje

Ky sulmi ndaj Fatos Lubonjës, ose më mirë, makinës së tij, është një lloj kambane alarmi që të përpin. Gjëja në vetvete duket pak e ekzagjeruar: një i metë m...

14:49

Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës, se “shqiptarëve nuk iu ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar s...

09:42

Çfarë po feston Edi Rama?

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervashkatërruese, Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qersho...

09:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI