Flash

Imami kundër prishjes së Teatrit: Kini frikë nga Zoti dhe mendoni për fëmijët!

Lapsi.al 25 July 2019
Imami kundër prishjes së Teatrit: Kini frikë nga Zoti dhe mendoni

Imami i njohur Gazmend Aga, i cili tani predikon për komunitetin shqiptar në SHBA ka komentuar debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Mos e prishni teatrin! Ç’e mirë vjen nga një teatër që ndan njerëzit dhe ngul beton? Teatri është art. Arti bashkon, flet, ndjen. Arti zbut zemrat. I kujton njeriut brishtësinë, bukurinë dhe përgjegjësinë e përkohshmërisë në këtë botë. Teatri duhet të sjellë kujtime, por jo si këto me gaz lotsjellës dhe polarizim të shoqërisë.

Teatri mund të mos ketë më asnjë rëndësi nëse vazhdon boshatisja e vendit. Jeta e teatrit janë njerëzit, por po të vazhdojë në këtë trend, në teatër do mbeten veç politikanët. Insistoni dhe luftoni me prishur korrupsionin, pangopësinë e politikaneve, haramin, nepotizmin! Vendoseni policinë përreth godinave multimilionerë të atyre që jetojnë si mbretër në vendin më të varfër të Europës.

Kijeni frikë Zotin dhe mendoni të paktën femijet tuaj!”, - shkruan imam Aga.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me një Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin Të plagosuri...

18:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI