Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Shqipëria nuk ka asnjë shans të përfitojë çeljen e negociatave në muajin tetor, ndryshe nga Maqedonia e Veriut.
Këtë konstatim, Berisha e lidh me deklaratën e sotme të Johannes Hahn i cili përmendi Shkupin “si vend i cili duhet të qëndrojë me shpresë për vendimin e pritshëm të Brukselit”, dhe se “ishte i sigurt për hapjen në tetor të negociatave nga Maqedonia e Veriut me BE” ndërsa nuk tha asnjë fjalë për Shqipërinë.
“Çelja e negociatave për shqiptarët është një horizont që bëhet gjithnjë e më i largët”, - shkruan Berisha në rrjetet sociale, ndërsa bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
“Shqipëria vendi i vetëm në Europë që riktheu pas tre dekadash monizmin politik është e ndëshkuar nga Edvin Kristaq Mafia dhe nuk ka asnjë shans për hapjen e negociatave me BE” – thotë Berisha. ©LAPSI.al