Flash

Fotografi i saj akuzohet për ngacmim seksual, Kim K : Jam e shokuar

Lapsi.al 25 July 2019
Fotografi i saj akuzohet për ngacmim seksual, Kim K : Jam e shokuar

Ditët e fundit, në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuzat ndaj fotografit të njohur, Marcus Hyde që njihet për bashkëpunimet e tij me VIP-a si Kim Kardashian dhe Ariana Grande. Ai i ka ofruar një modeleje një set fotografik falas, me kusht që ajo t’i dërgonte foto nudo.

Për akuzat ndaj Hyde ka reaguar dhe vetë Kim, nëpërmjet një postimi në InstaStory:

“Kam qenë duke lexuar të gjitha mesazhet dhe postimet nga vajzat që tregonin për sjelljen e pahijshme dhe të pajustifikueshme të një fotografi me të cilin dhe unë kam punuar në të shkuarën. Eksperiencat e mia kanë qenë gjithnjë profesionale, dhe jam shumë e shokuar, e trishtuar dhe e zhgënjyer që po zbuloj që vajzat e tjera kanë pasur eksperienca shumë më ndryshe. Jam në mbështetje të plotë të së drejtës së çdo vajze që të mos ngacmohet, kërkohet apo të detyrohet të bëjë diçka për të cilën nuk ka dëshirë. Nuk mund ta lejojmë këtë lloj sjelljeje të kalojë pa u vënë re dhe i duartrokas ato të cilat flasin me zë të lartë.”

Përveç Kim, edhe Ariana ka reaguar duke i kërkuar të gjitha vajzave që asnjëherë mos të pranojnë të punojnë me fotografë që i detyrojnë të bëjnë gjëra të cilat ato nuk duan. Ndërkohë për çështjen në fjalë, ende nuk dihen të dhëna mbi hapat që modelja do të ndërmarrë ndaj Hyde.

Të këshilluara

Bebe Rexha: Jam e egër në shtrat

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Radio House Radio në Beats 1”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur hapur për marrëdhëniet e saj me mes...

17:48

A është Tuna shtatzanë sërish?

Prej disa kohësh në media kanë qarkulluar lajme, ku thuhet se, Tuna është shtatzënë për herë të dytë. Shkak për këto aludime janë bërë disa foto të këngëtare...

17:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI