Flash

Dy video/ Si u tall Rama me transformimin e Rajmonda Bulkut

Lapsi.al 25 July 2019
Dy video/ Si u tall Rama me transformimin e Rajmonda Bulkut

Hakmarja a Edi Ramës nuk ka kufi, pasi të përdor ai nuk kënaqet, por do edhe te diskreditojë. Këtë ka bërë sot me ish aktoren e skenës Raimonda Bulku të cilën e ka përdorur si mish për top për tua kundërvënë kolegëve të saj që po përpiqeshin të mbronin godinën e Teatrit Kombëtar. Ai ka postuar një status ku përsëriten deklaratat e Bulkut muaj më parë kur ajo ishte shprehur pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Lapsi.al e ka gjetur këtë deklaratë të bërë në emisionin "Arkapia’ të Elsa Demos.

“Po duhet shembur. Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë.” – u shpreh Rajmonda Bulku në emisionin Arkapia’ të Elsa Demos.‘ (video 1 poshtë).

Por ky citimi i Ramës, nuk qe i rastësishëm. Ai nuk e zgjodhi kot Rajmonda Bulkun mes dhjetra aktorëve që ka rekrutuar dy vitet e fundit në favor të shembjes së teatrit. Nuk vuri gishtin mbi të, as edhe se pse ajo ka qenë demokrate dhe ish deputete e PD-së. Më shumë sesa politike hakmarrja e Ramës ishte personale dhe kjo për faktin e thjeshtë se dikur, Rajmonda e bukur, ka qenë një nga kundërshtaret me të mëdha të Ramës kundër prishjes së teatrit.

Atëherë në fund të viteve '90, Edi Rama ishte ministër kulture dhe ai u fiksua pas idesë së shembjes së kësaj godine. Mirë po artistët, mes të cilëve spikaste e Monda e kundërshtuan me forcë. Kjo e fundit atëherë deklaronte:   “Ne jemi disa artistë që duam të punojmë dhe duam një argument. Përse duhet ta shembësh këtë teatër? Kur, nuk e rregullon pak dhe ne të vazhdojmë punën derisa të bëhet një teatër i ri. Ne duam vetëm kaq. Ministri foli shumë dhe nuk tha asgjë” – shprehej Rajmonda Bulku në vitin 1999, pas takimit të artistëve me Ramën (video 2 poshtë). 

Por sot, aktorja Rajmonda Bulku mendon ndryshe nga 20 vite më parë. Ajo e do teatrin të shembur. Dhe Rama e ka evidentuar atë mes dhjetra të tjerëve, pikërisht për këtë gjë. Për ta tallur si një grua që ka talent për të recituar, por jo për të menduar. Si një aktore që nuk dinte se ç'fliste para dy dekadash.

©LAPSI.AL

 

[video width="648" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/rajmonda-bulku-.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI