Ia ka dalë në jetë vajza e Bronksit. Jennifer Lopez përgjatë viteve ka realizuar të gjitha ëndrrat e saj.
24 korriku shënon 50 vjetorin e këngëtares, aktores dhe ikonës së stilit, e cila është një grua e realizuar edhe në planin personal.
Ajo është një nënë e lumtur dhe e dashuruar me Alex Rodriguez-in e saj.
Festa? Do jetë turneu i saj, ashtu siç është shprehur vetë JLo duke e quajtur “It’s My Party” Tour (Është festa ime).
J.Lo do festojë në Florida, gjatë kalimit nga Orlando dhe Miami.
Jenny “from the block” (e lagjes), siç e ka përcaktuar veten në këngën e vitit 2002, lindi në Bronks në vitin 1969 nga prindër me origjinë portorikane.
Pavarësisht moshës 50 vjeçare, duket se koha për të ka ndaluar: trupi i tonifikuar e i gdhendur dhe një lëkurë prej adoleshenteje.
Mjafton të shohim se si duket teksa kërcen “lap-dance” në filmin e saj që pritet të dalë, për të kuptuar se ajo nuk ka lidhje me moshën 50 vjeçare.
“Nuk mendoj se sa vjeç jam, ka thën në një intervistë, mendoj vetëm për atë që kam bërë dhe vazhdoj ta bëj”.
Ajo është në formë të shkëlqyer falë gjeneve të mira, por edhe një discipline të hekurt, përbërë nga palestra dhe dieta pa sheqer dhe pa bulmet.
Ky vit për J.Lo shënon edhe 20 vjet të karrierës muziore që nga dalja e albumit të parë “On the 6” në vitin 1999.
Por fillimet e saj në botën e spektaklit kanë qenë fillimisht si balerëni në vitin 1991 e më pas, në vitin 1993 si aktore në serialin televiziv, transmetuar nga Cbs “Second Chances”.
Nënë e dy binjakëve, lindur në vitin 2008, Jennifer duket se po përjeton edhe një përrallë dashurie me ish-lojtarin e beizbollit Alex Rodriguez.
Marrëdhënia e tyre nisi në vitin 2016 dhe marsin e shkuar, gjatë pushimeve në Bahamas, erdhi dhe propozimi për martesë.
Çifti jeton në Miami me dy vajzat e tij dhe dy binjakët e saj.
Historitë e saj të dashurisë të përfunduara në martesë janë: kamarieri kuban Ojani Noa, martuar në 1997 dhe divorcuar një vit më pas, martesa e dytë është në 1998 me balerinin Cris Judd nga i cili u divorcua në vitin 2003.
Diva pati një marrëdhënie të paqëndrueshme me aktorin Ben Affleck me të cilin duhej të martohej në 2004-n, por çifti ndahet.
Në të njëjtin vit martohet për herë të tretë, por me këngëtarin aktor Marc Anthony, babai i binjakëve të saj.
Divorci vjen në 2014-n.
Për shkak të dështimeve të marrëdhënieve të saj, mediat amerikane e pagëzojnë si një Liz Taylor e kohëve modern.
Pavarësisht kësaj, Jennifer është një ikonë botërore dhe një ndër gratë me më shumë influencë në botë.
‘Us Weekly’ e ka cilësuar si ‘ikonë e stilit e viteve 2000’ dhe gjithnjë në të njëjtin vit, fustani i famshëm Jungle Dress, (fustani i xhunglës) dizenjuar nga Donatella Versace dhe i veshur nga diva në ceremoninë e ‘Grammy’-t, u kthye në fustanin më të paharrueshëm në historinë e Tapetit të Kuq.
Falë suksesit të fustanit dhe kërkimeve të fotos në rrjet, Google krijoi opsionin ‘Google Images’.