Flash

Dalin SMS-të e vajzës së vrarë nga babai: Mami më quan k*rvë...

Lapsi.al 25 July 2019
Dalin SMS-të e vajzës së vrarë nga babai: Mami më quan

Një ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Adelaide në Australi, ku shqiptari Petrit Lekaj, vrau me thikë brenda në makinë, vajzën e tij Sabrinën. 20-vjeçarja ishte ankuar natën e vrasjes te shoqëria për kontrollin që po i bënte familja.

Sipas disa mesazheve të publikuara nga “Daily Mail”, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*vë dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj.

Vajza u kishte rrëfyer shoqeve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre. “Daily Mail” publikon një bisedë të bërë me shqoen e saj ku rrëfen për gjendjen e rëndë emocionale.

Biseda

Sabrina: Sapo qava.

Shoqja: Me zë të lartë?

Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë.

Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.

Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën).

Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm".

Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkatërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më”, - u shpreh shoqja e 20-vjeçares. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me një Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin Të plagosuri...

18:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI