Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Boris Johnson merr detyrën si kryeministër, çfarë qeverie koncepton

Lapsi.al 25 July 2019
Boris Johnson merr detyrën si kryeministër, çfarë qeverie

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka nisur mandatin e tij të mërkurën duke formuar kabinetin e ri qeveritar. Në mesin e emrave të parë të përmendur në kabinetin e tij ka qenë Sajid Javid, i cili është emëruar në pozitën e kancelarit britanik, i cili njihet si mbështetës i procesit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Si ministër i Jashtëm është emëruar Dominic Raab, derisa këtë pozitë deri disa orë më parë e ka mbajtur Jeremy Hunt. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajtur pasi kryeministri i ri i ka ofruar një pozitë tjetër ministrore, që për të ka qenë e papranueshme.

Në mesin e emrave të rinj të kabinetit qeveritar është edhe Priti Patel, e cila është ngarkuar me pozitën e ministres së Brendshme në Britani. Një nga çështjet kyçe të kësaj qeverie konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, meqë Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti.

Kryeministri i ri britanik ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, derisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje. Megjithatë, në fjalimin e parë si kryeministër, Johnson thënë se dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE-në, lidhur me Brexitin.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI