Forcat e policisë që prej mëngjesit mbanin të rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar janë tërhequr në orët e mbrëmjes. Rreth orës 21.40 uniformat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë larguar nga teatri.
Artistët dhe qytetarët kanë pushtuar më pas ambientet e Teatrit pas një beteje që zgjati prej mëngjesit dhe ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet.
Artistë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë rezistencë duke hyrë në ambientet e brendshme kundër boshatisjes së nisur prej ditësh në kuadër të projektit për ndërtimin e teatrit të ri mbi rrënojat e të vjetrit.
Nuk dihet nëse tërheqja e policisë është e përkohshme. Një pjesë e aktorëve dhe qytetarëve vijojnë të qëndrojnë para dhe brenda godinës së Teatrit Kombëtar. Në mbrëmje ka shkuar sërish pranë protestuesve, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. ©LAPSI.al
https://video.syri.net/upload/videos/2019/07/9f3RNdXRqpSaegUdMNDJ_24_483af1cf1aa711ac974296e5c084630e_video_360p_converted.mp4