Flash

Shifra e çmendura për një postim në Instagram për vipat (FOTO)

Lapsi.al 24 July 2019
Shifra e çmendura për një postim në Instagram për

Instagram është kthyer në një nga platformat më me ndikim thuajse për të gjithë, në veçanti për futbollistët. Futbollistët i përdorin mediat sociale për t’i mbajtur fansat aktiv me jetën e tyre të përditshme, për t’u mburrur me pushimet dhe për të promovuar sponsorët e tyre të ndryshëm.

Dhe ndryshe nga ne, njerëzit normalë – të cilët përpiqen me filtra vetëm për të bërë përshtypje miqtë tanë – sportistët tashmë fitojnë një pasuri absolute nga llogaritë e tyre të Instagramit. Të njëjtit janë dominues kur bëhet fjalë për grumbullimin e mijërave nga Insta, e natyrisht se në krye me yllin Cristiano Ronaldo. Sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, futbollisti i Juventusit përfiton afro (874 mijë euro) për një postim që bën në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 173 milionë ndjekës.

Vendin e dytë e zë Neymar me (647 mijë euro) me mbi 120 milionë ndjekës, ndërsa në vendin e tretë renditet Messi me (581 mijë euro) dhe me mbi 123 milionë ndjekës.

Ronaldo mbizotëron në këtë listë, megjithatë, vetëm dy njerëz në gjithë botën fitojnë më shumë se 34-vjeçari për postime në Instagram. Ata janë Kylie Jenner me një milion dollarë dhe Ariana Grande me 800 mijë dollarë.

BAT.jpg

Të këshilluara

VMA/ Lista e plotë e nominimeve

Lista e VMA dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Swift me nga 10 nominime secila, të ndjekura nga Billie Eilish dhe Lil Nas X me nëntë dhe tetë nomin...

15:49

Erik Fullani dhe Kejda i japin fund lidhjes

Në mars të këtij viti, në media nisi të qarkullojë lajmi se djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, ishte në një lidhje me vajzën e ish-...

14:59

Chelsea Clinton, nënë për herë të tretë

Vajza e ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-sekretari i shtetit Hilari Klinton, Chelsea Clinton është bërë nënë për të tretën. Ajo ka sjellë në jetë një dja...

14:08

Cole Sprouse dhe Lili i japin fund lidhjes

Cole Sprouse dhe Lili Reinhart janë ndarë pas gati dy vjet lidhje, konfirmojnë burime të JustJared.com. Aktori 26-vjeçar thuhet se ishte dëgjuar se i kishte ...

12:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI