Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” foto nga ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, ku duken të çmontuara disa nga pajisjet e godinës.
“Aleanca per Teatrin dhe qytetaret i larguan dhe u futen brenda. Krenar per forcen e qytetareve te bashkuar!” – shkruan Basha bashkëngjitur fotove.
Basha iu bashkua më herët protestuesve dhe komunitetit të artistëve, së bashku me disa ish-deputetë demokratë.
Gjatë fjalës së tij për mediat, shefi i selisë blu tha se shembja e Teatrit është një projekt kriminal, që shërben për të pastruar paratë e drogës.
“Është një projekt grabitje, një projekt kriminal. Qëllimi është grabitja e kësaj toke dhe për të pastruar paratë e drogës, me një arkitekt të dënuar në Itali. Është për t’i rrëmbyer kryeqyteti Teatrin Kombëtar dhe për të pasuruar Edi Ramën dhe për të pastruar paratë e drogës. Teatrin e kanë mbrojtur aktorët. Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale. Kjo që po ndodh sot me Teatrin, nesër do ndodhë tek shtëpinë e shqiptarëve”, është shprehur Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2527207837330382