Në vazhdën e reagimeve në lidhje me zhvillimet e ditës së sotme, ku në sheshin e Teatrit Kombëtar është shënuar përshkallëzim i tensioneve mes forcave policore dhe dhjetra qytetarëve dhe artistëvë që protestojnë kundër shembjes së godinës, ka ardhur përgjigjia zyrtare e Partisë Demokratike ndaj deklarimit të mëhershëm të kryeministrit Edi Rama.
Në emër të PD-së ka reaguar Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, i cili e ka etiketuar Ramën “si hajdut legjendar, që nuk ndalet pa vjedhur gjithë Shqipërinë”. Rama shkruante në një postim tijin në “Twitter” se nuk do të tërhiqej nga projekti për Teatrin e ri “që do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”, pavarësisht çdo qëndrese.
Sipas PD, projekti per shkatërrimin e Teatrit është kriminal dhe synon grabitjen e pasurive publike.
REAGIMI
“Projekti per shkatërrimin e Teatrin është projekt kriminal për grabitjen e pasurive publike. Është projekt për pastrimin e parave të trafikut të drogës dhe të korrupsionit. Është projekt që dhunon Kushtetutën dhe ligjim.
Është hajdutëri me ligj personal nga hajduti legjendar psiqik Edi Rama, i cili nuk ndalet po nuk vodhi gjithë Shqipërinë. Projekti për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është projekt për eliminimin e trashëgimisë kulturore”.