Flash

Mueller dëshmon përpara Kongresit: Qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane të 2016-s

Lapsi.al 24 July 2019
Mueller dëshmon përpara Kongresit: Qeveria ruse ndërhyri në

Në një ditë dramatike në Uashington, ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller filloi të mërkurën dëshminë e tij para Kongresit, lidhur me ndërhyrjen ruse në favor të Donald Trumpit dhe nëse presidenti më pas pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të ndalte hetimin e prokurorit.

Në komentet e tij në fillim të seancës, zoti Mueller tha se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

Zoti Mueller tha për një nga përfundimet më të rëndësishme dhe të debatueshme:

“Ne nuk e trajtuam bashkëpunimin me qëllim, që nuk është një term ligjor”. Mbështetur tek politikat dhe parimet e Departamentit të Drejtësisë për drejtësinë (e procesit), ne vendosëm që të mos japim një përcaktim, lidhur me faktin nëse presidenti kreu krim”, tha ai.

Zoti Mueller theksoi gjithashtu se dëshmia e tij do të ishte e kufizuar, pasi ajo mund të ndikonte në çështje që nuk janë përfundimtare dhe sepse Departamenti i Drejtësisë kishte përdorur provilegjin që të mos ta lejonte të fliste për disa tema.

Presidenti Trump kishte thënë se nuk kishte ndër mend ta shohë seancën pesë orëshe të zotit Mueller që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion, ose ndoshta vetëm pjesë të vogla të saj. Ai këmbëngul se seancat janë një humbje e jashtëzakonshme kohe dhe se është bërë e qartë se ai nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme me rusët, dhe nuk ka ndërhyrë me hetimin e zotit Mueller.

Por miliona amerikanë që nuk e kanë lexuar raportin prej 448 faqesh të prokurorit të posaçëm, pritet t’i shohin seancat para komisioneve juridik dhe të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, që pritet të jenë të nxehta dhe interesante.

Seancat janë kritike për 235 demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, një e treta prej të cilëve kanë bërë thirrje për fillimin e një procesi shkarkimi ose një hetimi për shkarkim për presidentin Trump.

Aleatët e Presidentit Trump në Kongres thonë se zoti Mueller nuk gjeti asgjë inkriminuese për zotin Trump dhe se kjo çështje duhet mbyllur. Por ata e kanë bërë gjithashtu të qartë se kanë ndër mend ta pyesin zotin Mueller për një hetim që ata thonë se është defektoz dhe me fillesa të dyshimta.

Ndërsa pritet të fillojë seanca, një gjë është e qartë: prokurori me përvojë dhe ish-drejtori i FBI-së, nuk do të thotë asgjë që nuk është pjesë e raportit përfundimtar që i dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr, shkruan voa.

Në maj, zoti Mueller u tha gazetarëve të mos presin shumë përtej asaj që përmban raporti. “Raporti është dëshmia ime. Nuk do të jepja para Kongresit informacion tjetër përveç asaj që është bërë tashmë publike”, tha ai./ VOA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI