Flash

FOTO/ Policia largohet nga Teatri, por artistët nuk tërhiqen

Lapsi.al 24 July 2019
FOTO/ Policia largohet nga Teatri, por artistët nuk tërhiqen

Artistët e kanë konsideruar një fitore të madhe, tërheqjen e policisë pas orëve të tëra përplasjesh dhe tensioni. Rreth orës 21.40 forcat e policisë së Tiranës dhe ato të FNSH-së janë larguar duke bërë që godina e Teatrit Kombëtar të pushtohet nga artistët dhe qytetarët që i mbështesin. Nuk dihet nëse ende nëse kjo tërheqje do të jetë momentale apo ndonjë taktikë për të larguar protestuesit nga ambientet e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Edmond Budina u shpreh pas tërheqjes së policisë se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë aty derisa kjo qeveri të rrëzohet dhe Teatri të rikonstruktohet dhe jo të shembet. Ai ka falënderuar protestuesit, teksa ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.

"Politikanët shkojnë e vijnë, qytetarët mbeten. Në duhet ta drejtojmë demokracinë. Këtej e tutje mos na lini vetëm. Prej një viti e gjysmë që jemi natë për natë dhe kemi 5 net që po e gdhijmë këtu. Ju falënderoj me shpirt që jeni këtu. Ne do të jemi këtu deri në fund, derisa sa të bjerë kjo qeveri dhe të rikonstruktohet ky teatër. Ne nuk tërhiqemi", - u shpreh Budina. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protesta tek Teatri, ndërhyn FNSH-ja (FOTO)

Prej oreve te para te mengjesit para Teatrit Kombetar vijojne te kete tensione dhe disa herë përplasje. Artistë dhe qytetarë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar jan...

20:21

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI