Flash

E tha: Mos bëni sikur nuk e dëgjuat

Lapsi.al 24 July 2019
E tha: Mos bëni sikur nuk e dëgjuat

Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minorancës”, siç e quajti, d.mth. kundër “pakicës”, cilado qoftë ajo. Dhe pikërisht sot, kur ka shkuar kandari në bisht.

Asgjë e re nuk është të kujtosh në teorinë e demokracisë atë që e kanë thënë dhe stërthënë dhjetëra teoricienë të saj: që demokracia NUK është sundim i shumicës së pacilësuar, si rrjedhim – ka pas shtuar Sartori – edhe të pakufizuar.

Emërmadhi Lord Acton e shtroi çështjen edhe më troç: prova më e sigurt për të gjykuar nëse një vend është apo jo i lirë, simbas tij, është shkalla e të drejtave dhe sigurive që gëzojnë pakicat. Nëse nuk besoni mua, pyesni zv.zonjën Lejla Moisiu që anglishten politike e njeh më mirë nga unë dhe Lordin Acton lypset t’ia kenë mësuar në shkollë.

Ngjashëm e ka shtruar çështjen, për shembull, edhe Ferrero: “Në sistemet demokratike opozita është NJË ORGAN I SOVRANITETIT POPULLOR po aq jetik sa dhe qeveria. Të shtypësh pakicën opozitare do të thotë të shtypësh sovranitetin e popullit”. Nëse as për këtë nuk më zini besë, pyesni policin internacional me diplomë drejtësie Luigi Soreca, i cili ka qëlluar – aksidentalisht – edhe bashkatdhetar i z. Guglielmo Ferrero.

Shkurt: me një deklarim të tillë Kryeshërbëtori i pretenduar i qytetarëve shqiptarë fucked sot edhe një herë publikisht parimin bazë simbas të cilit funksionon demokracia: parimin e sundimit TË KUFIZUAR të cilësdo shumicë, parim aspak i ri, sepse karakteristikë bazike e demokracisë është dhënia e së drejtës së shprehjes politike pakicave dhe e mbajtjes parasysh të fjalës së tyre.

Ndërkaq, si në një film ”muto”, heshtën edhe do “internacionalë”, të cilëve jo më kot Kryeshërbëtori ua tha konceptin e pakicës në gjuhët e tyre: minoranza, minority. Nuk e hapën gojën që të thonë, e pakta, atë që vetë kam 10 vite që e përsëris në publik: që individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbëtor, jo vetëm nuk e njeh demokracinë, po as nuk e do atë. /Publikuar në faqen e Facebook të Aurel Plasarit

Të këshilluara

Kanabizimi, Gërdeci i kësaj qeverie

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra - tjetra, do kishin rezultuar në një dramë popullore....

22:45

Kush po e masakron Elisa Spiropalin?

Elisa Spiropalit nuk i janë vënë me bukë në trastë vetëm opozitarët që e akuzojnë për kohën kur ishte drejtoreshë doganash, për tenderat në ujësjellësin e Fieri...

14:53

Shqipëria ime dje, sot dhe nesër

Si kosovar, por jo nga ata të Nolit që ndezin zjarr, po hedh këtu observimet e mia si refleksione të një dhembjeje për gjendjen e krijuar në tokën e shqipeve, t...

13:10

Ku çalon vendimi i Kolegjit Zgjedhor?

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dje kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar (PKU) për çregjistrimin nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Vendimi u mor nga trupa gj...

15:58

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI