Flash

Basha takon kryebashkiakët e djathtë, Xhelal Mziu: Asnjë shans që të lirojmë zyrat

Lapsi.al 24 July 2019
Basha takon kryebashkiakët e djathtë, Xhelal Mziu: Asnjë shans

Pas disa vendimmarrjeve të Kolegjit Zgjedhor që shpërndan mandatet e Këshillave për disa bashki dhe i hap rrugë marrjes së detyrave për kryebashkiakët e rinj, kryetari i PD ka lënë protestën e artistëve për tu takuar me të zgjedhurit lokale të djathtë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa në fund kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ripërsërit i qëndrimin se nuk do të lejë detyrë duke e cilësuar 30 qershorin nul.

Xhelal Mziu: "Nuk kishte zgjedhje me datë 30. Do të vazhdojmë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans."

A do dalë ai javën e ardhshme nga zyra?

Xhelal Mziu: "S'ka asnjë shans."

Kolegji Zgjedhor ka shpërndarë mandatet për këshillat në 21 bashki, ndërsa ky proces do të mbyllet deri në javën e parë të gushtit. Nga ky moment të gjithë kryebashkiakët demokrat e humbin mandatin dhe duhet ti lirojnë zyrat socialistëve të dalë nga procesi i 30 qershorit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI