Flash

Basha: Kryebashkiakët e djathtë nuk do të lirojnë zyrat

Lapsi.al 24 July 2019
Basha: Kryebashkiakët e djathtë nuk do të lirojnë zyrat

Javën e ardhshme pritet që kryebashkiakët socialistë të dalë nga 30 qershori të marrin zyrtarisht detyrën. Të djathtët kanë vendosur për të mos lejuar rotacionin në bashkitë e tyre, por ndahen për mënyrën sesi.

Xhelal Mziu i Kamzës përkrahjen e mori edhe nga kryetari i partisë, i cili i rrahu shpatullat teksa ai përbetohej se s’ka asnjë shans ta nxjerrin as forcërisht nga zyra e tij.

“Nuk kishte zgjedhje më 30 qershor. Do qëndrojmë deri sa të shprehet gjykata Kushtetuese . S’kanë shans të na nxjerrin forcërisht ne jemi shumica”, - tha Mziu.

“Ka qenë dhe do jetë kreu i bashkisë së Kamzës, 30 qershori është nul. Kreu i bashkisë është Xhelal Mziu dhe do jetë Xhelal Mziu”, - tha Basha.

Më i vetëpërmbajtur u tregua Agron Kapllanaj i Mallakastrës i cili përjashtoi forcën si mjet.

“Nuk besoj se do shkojë puna deri në nxjerrjen forcërisht. Ju mendoni se do mbajmë forcërisht zyrat? S’janë zyrat ato që e bëjnë legjitim një kryetar. Zgjedhjet e bëjnë legjitim një kryetar" - tha ai.

Të djathtët refuzojnë të lënë zyrat pa u shprehur më parë Kushtetuesja për padinë e bërë për pavlefshmërinë e 30 qershorit, raporton TCH.

Të këshilluara

Protesta tek Teatri, ndërhyn FNSH-ja (FOTO)

Prej oreve te para te mengjesit para Teatrit Kombetar vijojne te kete tensione dhe disa herë përplasje. Artistë dhe qytetarë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar jan...

20:21

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI