Flash

Artistët letër Parlamentit Europian: Urgjentisht mbështetje që ky projekt i qeverisë të ndalet në kohë

Lapsi.al 24 July 2019
Artistët letër Parlamentit Europian: Urgjentisht mbështetje

Pas përplasjeve fizike që u shënuan gjatë ditës së sotme në sheshin para Teatrit Kombëtar, mes dhjetra qytetarëve, komunitetit të artistëve dhe forcave policore që duhej të garantonin zhvendosjen e materialeve të çmontura nga godina, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka adresuar një letër publike Parlamentit Evropian.

Pasi bëhet një përshkrim i përgjithshëm i zhvillimeve të kësaj të mërkure, duke i bashkëngjitur edhe një “skanim” të të gjithë dinamikës lidhur me projektin për ndërtimin e Teatrit të ri, në letrën e hartuar nga përfaqësues të Aleancës i drejtohet PE-së thirrja për ndihmë në përpjekjen për të penguar shembjen e godinës së TK-së.

Në letër theksohet më tej se trualli mbi të cilin ngrihet Teatri, është planifikuar të tjetërsohet përmes një projekti korruptiv, “për të cilin u miratua një ligj special antikushtetues që i jepte një kompanie të preferuar nga Kryeministri të drejtën për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit”.

Zbatimi i projektit që parasheh shembjen e ndërtesës ekzistuese të Teatrit, ka hasur në qendresën dhe kundërshtimin prej më shumë se 1 viti të artistëve dhe shoqërisë civile, që kanë organizuar protesta në mënyrë peirodike.

Letra e plotë:

Qytetarë të Evropës, njerëz të skenës dhe të artit, arkitektë, akademikë dhe ligjvënës të Parlamentit Evropian:

Prej një viti e gjysmë qytetarët e Tiranës janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, të cilën kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj synojnë ta shembin për hir të interesave të tyre korruptive.

Trualli mbi të cilin ngrihet Teatri, i cili është në pronësi publike, është planifikuar të tjetërsohet përmes një projekti korruptiv për të cilin u miratua një ligj special antikushtetues që i jepte një kompanie të preferuar nga Kryeministri të drejtën për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit.

Ky ligj u miratua nga Parlamenti, edhe pse presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutës.

Aktualisht Kryeministri i Shqipërisë ka uzurpuar të gjitha pushtetet – ekzekutivin, parlamentin dhe gjyqësorin. Nëpërmjet një pseudoreforme në drejtësi ai ka paralizuar Gjykatën Kushtetuese. Ndaj në Shqipëri nuk ekziston asnjë instancë, në të cilën ky ligj korruptiv të mund të ankimohet.

Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit.

Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjisor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI