Flash

Vuçiç: Haradinaj në Hagë vetëm shfaqje që të kthehet si hero

Lapsi.al 23 July 2019
Vuçiç: Haradinaj në Hagë vetëm shfaqje që

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se ftesa dhe paraqitja e Ramush Haradinaj para Gjykatës Speciale në Hagë, nuk është asgjë vetëm se një shfaqje.

“Nuk kam iluzione, as nuk pres shumë. Pres një farsë, një shfaqje dhe se do të thotë se UÇK-në e kanë përbërë trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë”, - ka thënë Vuçiç në një intervistë për televizionin serb TV Pink.

Ai e ka lidhur ftesën e Haradinaj me vrasjen e 10 serbëve në Graçkë të Lipjanit teksa shton se kishte pritur që Haradinaj të gjykohet edhe për krime tjera. Kreu i shtetit serb tha se Haradinaj të kthehet shpejt në Kosovë.

Vetë Haradinaj kishte reaguar ndaj deklaratave të mëhershme të Vuçiç se dorëheqja është një farsë.

“Le të japë edhe ai dorëheqje vetëm për të marrë vëmendje”, - tha Haradinaj në një intervistë për mediat e Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

8 lëvizjet në kupolën drejtuese të PS-së

Në mbledhjen e kësaj të martë të Asamblesë së PS-së, Kryetari Edi Rama bëri 8 ndryshime në kupolën rozë. Nëse largimi i emrit të Ditmir Bushatit tërhoqi më shum...

20:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI