Flash

"Toyota Yaris"/ Një grup prokurorësh belgë mbërrijnë në Tiranë

Lapsi.al 23 July 2019
"Toyota Yaris"/ Një grup prokurorësh belgë

Kanë mbërritur në Tiranë një grup prokurorësh të ardhur nga Belgjika, lidhur me dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”.

Mësohet se prokurorët belgë do të zhvillojnë ditën e sotme një takim me grupin që ka në ngarkim hetimin e dosjes në fjalë, si edhe me prokurorët e Krimeve të Rënda, Doloresa Musabelliun dhe Ened Nakucin.

Ndërkohë që vizita e tyre është mbajtur e fshehtë nga autoritetet shqiptare, ende nuk dihet nëse në listën e personave në dijeni të rastit që do të merren në pyetje, bën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshminë e tyre Agim Ceka, shoferi i kamionit ku ndodheshin 2 automjete të tipit “Toyota Yaris”, si edhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinave.

Gjatë kontrollit të ushtruar qershorin e kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës në automjetin tip “Bizark” të drejtuar nga Ceka dhe në 2 automjetet e ngarkuar në të, u gjet një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Mjeti “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera që ishin porositur për shitje në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI