Flash

Skandali/ KLGJ vendos për ngritjen e Gjykatës së Lartë me anëtarë të përkohshëm

Lapsi.al 23 July 2019
Skandali/ KLGJ vendos për ngritjen e Gjykatës së Lartë me
Ajo që Lapsi.al pati paralajmëruar pak ditë më parë, me anë të publikimit të një dokumenti ekskluziv (lexo poshtë) tashmë ka ndodhur. Këshlli i Lartë Gyqësor ka përdorur si justifikim “situatën emergjente” të mosfunksionalitetit të Gjykatës së Lartë, për të ngritur një institucion të përkohshëm me anëtarë të përkohshëm. Raportin për këtë shkelje që bie ndesh me kushtetutën e vendit e cila thekson se: “Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar” e ka bërë nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku. Ai ka përmendur emrat e pesë kriminelëve që mund të lirohen për shkak të mbarimit të afatit të ekstaradimit, për të cilin duhet të marrë vendim kjo gjykatë, dëmet që po i bëhen shetitit nga proceset e pambyllura si dhe bombardimin e Gjykatës së Strasburgut me procese të zvarritura shqiptare. Lexo shkrimin këtu për të kuptuar më shumë:

Si po përpiqet të ngrihet Gjykata e Lartë (e Përkohshme) me ndihmën e Euraliusit

Por, pavarësisht nga këto alibi, tentativa që po bëhet është për të mbuluar dështimin e arkitetkturës së Reformës në Drejtësi që e la vendin pa gjykatën supreme (tani me dy anëtarë). Dhe për të mbyllur këtë gropë KLGJ ka miratuar prorozimin e Maks Qokut, që është delegimi i përkohshëm i anëtarëve të Gjykatave më të ulëta në Gjykatën e Lartë, deri në vendosjen në shinat e funksionaliteti të Gjykatës së Lartë. Në fakt për këtë manovër është marrë edhe sugjerimi i “Euralius”, i njëjti që hapi dritën jeshile edhe për Prokuroren e Përgjitshme të Përkohshme, Arta Marku. Ky eshte Maks Qoku nenkryetari i KLGJ qe beri sot propozimet e çuditshme. Ne foton e KLGJ lart ne mes me mjeker te rritur “Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë” thuhej në realacionin e dy ekspertëve të Euralius, Grzegorz Borkoëski dh Klodian Rado (shkimi lart). Andi Bushati: Si po manipulohet me Gjykatën e Lartë Mirepo, skema e delegimit përdoret në sistemin gjyqësor për të transferuar përkohesisht nga një gjykatë e së njëjtës shkallë në një tjetër për nevoja të përkohshme. Por, kur vjen fjala për Gjykatën e Lartë, reforma në drejtësi e ka shprehur qartë si bëhet emërimi 9 vjeçar i gjyqtarëve me miratim të Presidentit. Në pamundësi për të arritur këtu, edhe njëherë reforma në drejtësi po shpik zgjidhje me një eksperiment. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI