Flash

Qeveria e Mitsotakis merr votëbesimin mes debateve të ashpra në Parlament

Lapsi.al 23 July 2019
Qeveria e Mitsotakis merr votëbesimin mes debateve të ashpra në

Qeveria e re e Greqisë nën drejtimin e kryemisitrit të porsazgjedhur, Kyrikaos Mitsotakis, ka marrë ditën e sotme votëbesimin e Parlamentit.

Pas mbajtjes së deklaratave programatike të ekzekutivit të ri, 158 ligjvënësit e “Demokracia e Re”  nga 300 të pranishëm në sallë, i kanë dhënë votën pozitive programit të Mitsotakis, ndërsa 142 nga 300 deputetë të tjerë të pranishëm në sallë nga pesë partitë të tjera opozitare, kanë votuar kundër. Përveç debateve politike të deputetëve të kampeve kundërshtare, me interes ishte edhe debati politik mes kryeministrit Mitsotakis dhe kreut të opozitës, Aleksis Tsipras.

“Z. Tsipras do t’ju kërkoja të hynit në makinën e kohës dhe të uleni me këmbë në tokë sot. Zgjedhjet u mbajtën më 7 korrik dhe i humbët  ato. Dhe për shkak se përmendët shumë nga deklaratat e mia publike që kam përmendur, për fundin e populizmit, dua t’ju them se populistë dhe gënjeshtarë ju thotë shumica e popullit grek që e tregoi këtë në zgjedhje”, i është drejtuar Mitsotakis Tsiprasit.

“Për katër vite rresht, na quanit gënjeshtare nga mëngjesi në mbrëmje, por më e keqja e të gjithave sa keni bërë është se nuk ngurruat të përqafoni populizmin nacionalist, të mbronit ato ditë, nacionalizmin, përçarjen, aktet ekstreme dhe vini tashmë të na thoni se në këtë betejë elektorale ju e mundet populizmin”, është kundërpërgjigjur kreu i “Syriza”.

Ndërsa opozita ka kritikuar ashpër programin ekonomik tëqeverisë dhe ambivalencën e konservatorëve, sidomos në Marrëveshjen e Prespës, të cilën tashmë qeveria e konsideron si të mirëqenë, kryeministri Mitsotakis ka theksuar se do të bëjë të mundur që Greqia të qëndrojë vetë në këmbët e saj, duke u kthyer në një vend të shpresës dhe të progresit.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI