Flash

Pas akuzave të përdhunimit, gjykata e Las Vegas merr vendimin për Cristianon

Lapsi.al 23 July 2019
Pas akuzave të përdhunimit, gjykata e Las Vegas merr vendimin për

Që nga shtatori i vitit të kaluar Cristiano është vënë në qendër të mediave për shkak të akuzave të përdhunimit që rëndojnë mbi të, ku u akuzua se kishte perdhunuar një femër në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Modelja ka deklaruar se pas aktit të rëndë Ronaldo i ofroi asaj 375 mijë dollar në shkëmbim të heshtjes. Para 10 muajsh kjo çështje shkoi deri në gjykatë dhe tani pas kaq shumë muajsh ka dalë vendimi për fatin e futbollistit. Mediat e huaja shkruajnë se prokurorët për shkak se pretendimet kundrejt futbollistit nuk mund t’i provojnë, asnjë akuzë penale nuk do të merret për të.

Ju rikujtojmë se vetë futbollisti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat nëpërmjet një deklaratë të bërë menjëherë pas fjalëve të modeles Kathryn, i cili pas kësaj deklarate është ndjerë më i qetë.

“Mohoj kategorikisht çdo akuzë që po lëshohet ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, i cili qëndron në kundërshtim me atë çka unë besoj. Refuzoj të ushqej një spektakël mediatik të krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovohen në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e qetë do më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”- është shprehur Ronaldo në intervistën që ka dhënë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Art Neville (VIDEO)

Art Neville, bashkëthemeluesi i grupeve të muzikës funk në New Orleans si “The Meters” apo “Neville Brothers”, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Lajmi ësht...

12:50

Hazal Filiz: I dua femrat shqiptare

Ajo është shumë e njohur në Turqi. ‘Zeynepja’ nga seriali “Dashuri e Zezë” ka ardhur me një intervistën për gazetaren shqiptare, Linda Imami. Në emisionin “Q...

12:01

Stresi publikon këngën e re (VIDEO)

Pas daljes së tij nga burgu Stresi është rikthyer sërish dhe shumë shpejt  në tregun muzikor. Së fundmi ka publikuar këngën e tij ‘Real life’. Në tekstin e k...

11:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI