Flash

Ndryshime në kupolën e Rilindjes/ Kush bie dhe kush ngrihet?

Lapsi.al 23 July 2019
Ndryshime në kupolën e Rilindjes/ Kush bie dhe kush ngrihet?

Megjithëse në dukje ka mbajtur një fjalim me tone të buta dhe me nota paqësore, në akte Edi Rama ka hedhur një tjetër hap më tepër drejt symbylltësisë së pushtetit personal. Mbledhja e sotme e Asamblesë së PS ka pasur si lajtmotiv promovimin e besnikëve deri në përunjje dhe shmangjen e atyre që nuk i shkojnë 100 % pas avazit të liderit. Ndryshimet më të spikataura qenë shkarkimi i Ditmir Bushatit nga drejtimi i qarkut të Shkodrës dhe ngritja në detyrë e dy prej ministrave që u katpultuan disa muaj më parë nga personazhe të panjohur drejt e në qeveri. Sandër Lleshi mori drejtimin e qarkut të Lëzhës ndërsa Gent Cakaj, ministri i jashtëm në detyrë zëvëndësoi Elisa Spiropalin (që do bashkëdrejtojë Tiranën bashkë me Ervin Bushatin) në postin e kordinatorit të rinisë socialiste.

Lexo më tej:

Rama e shkarkoi në mbledhje të Asamblesë, flet Ditmir Bushati

Natyrisht lëvizja më e bujshme ishte degradimi i ish ministrit të jashtëm nga çdo post në hierarkinë e PS-së.

Megjithëse gjatë gjithë fjalimit, Rama luajti rrolin e tolerantit, duke bërë liderin e përunjur pas fitores, duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, duke i ofruan asaj veto në komisionin e reformës zgjedhore, duke bërë thirrje kundër revanshit politik, duke theksuar se njerëzit këtej e tutje s'do na i falin më gabimet e deridjeshme, duke promovuar një hapje të re më shoqërinë, ai tregoi se të gjitha këto janë pjesë e llafollogjisë, kur nuk duroi dot një socialist si Ditmir Bushati. ish ministri i jashtëm, i ka qëndruar besnik PS, si në votimet në parlament, po ashtu edhe në votimet e 30 qershorit, por vetë fakti që ai ka shprehur disa nuanca të ndryshme nga udhëheqësi si për çështjen e ndryshimit të kufijve si për mënyrën e trajtimit të opozitës, po i jep atij sinjalet se profile të tila nuk kanë më vend brenda partisë shtet.

Në pushtetin e Ramës ka vend vetëm për profile si i Gent Cakajt, që u caktua si ministër për të bërë rolin e zëdhënësit të heqjes së targave dhe pashaportave, apo si ai i Sandër Lleshit që doli në plan të parë duke deklaruar se nuk i interesonte jeta aktive politike po e kishte pranuar postin e ministrit vetëm prej adhurimit që ndjente ndaj Ramës.

Ndryshime të tjera në kupolën vishnje ishte shmangia e paralajmëruar e Blerina Gjylametit nga drjtimi i Tiranës, ai i Lindita Nikollës nga qarku i Lezhës që sado periferike qofshin nuk e ndryshojnë konkluzionin se ndryshe nga fjalët dhe propaganda e kryeministrit, PS po bëhet një parti që po mbyllet brenda vetes.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI