Presidenti Ilir Meta ka zbuluar për herë të parë në intervistën e dhënë për Ora Neës edhe një ngjarje pas 21 janarit 2011. Meta tregoi për një telefonatë të Sali Berishës në atë kohë kryeministër që e lajmëronte se kryeprokurorja Ina Rama kishte në plan ta arrestonte.
“E para nuk kam asnjë arsye të kem asnjë frikë nga askush. E dyta, janë lodhur në këtë vend që të më arrestonin mua. I pari donte të më arrestonte Doktori në 1992, që më hoqi imunitetin. Isha i pari deputet i opozitës që më hoqi imunitetin dhe që më mbajtën 8 muaj peng nëpër prokurori. Më thoshin edhe që të largohesha që të mos arrestohesha. Ato marrëzitë e asaj kohe. E unë mezi po prisja që të më arrestonin, por nuk e bënë këtë.
Së dyti…, po prapë te zoti Berisha. Se këtë përvojë e kam pasur, se kur ishte Ina Rama, kush e kishte prokurorinë, Berisha e kishte? Se e përmenda këtë emër, për të thënë që nuk e kishte Berisha, sepse po ta kishte Berisha nuk do ta kishte firmosur për një natë arrestimin e 6 drejtuesve të Gardës, se mund ta kishte firmosur arrestimin e një apo dy!
Tani do t’jua sqaroj përse jua përmenda zotin Berisha. Pyeteni kur ta takoni, se e di që keni një lloj kimie edhe ju!
Më merr një ditë zoti Berisha në telefon kur ishte kjo çështja e kësaj videos, nëse e mbani mend, kur dhashë dorëheqjen dhe shkova vetë në prokurori për të nisur hetimet. Pas 21 janarit. Ku je? – më thotë Doktori. Jam në Durrës. A ka mundësi të vish, se kam një çështje serioze për të folur me ty. Po! – i thashë, duke menduar se çfarë ka ndodhur.
– Shiko, se këta duan të të provokojnë prapë! Kam mësuar se duan të të arrestojnë, jo duan të të bëjnë, andej këndej! – Po le të më arrestojnë! – i thashë. – Çfarë problemi ke ti? Unë mezi po pres. Kjo gjë bëhet, sepse mendojnë, se ishin zgjedhjet vendore të atij viti…
Kjo bëhet, – i thashë. – sepse mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak. Votat do t’i kesh shumë herë më tepër dhe ai nuk fiton, por ti ruaj qetësinë!
Sepse po më thonte që jo kanë çuar fshehurazi një ekspertizë në Angli, pa këtë e pa atë, etj. Kështu që me këto histori jam ngopur deri këtu dhe të gjithë shqiptarët” – tregoi Meta që shtoi: “Të gjitha këto janë lojëra sorosiane. Ka njëzet vite që vetëm me këto punë merren, me këto shpifje, me këto intriga. Edhe në 21 janarin kanë qenë të përfshirë, se ju e mbani mend, ato e-mailet apo jo?” – e mbylli Presidenti. ©Lapsi.al