Flash

Meta – gazetares: Mos bjer pre e propagandës “sorosiane”...

Lapsi.al 23 July 2019
Meta – gazetares: Mos bjer pre e propagandës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetaren Sonila Meço në RTV Ora. Në një moment ai ka pasur edhe një “përplasje” me gazetaren duke i kërkuar të mos bjerë pre e propagandës sorosiane teksa ajo po e pyeste se ku ishte bazuar për anulimin e datës së zgjedhjeve. Në të kaluarën Meta ka bërë akuza të forta ndaj filantropit George Soros dhe fondacionit “Për shoqëri të hapur” që funksionin në Shqipëri.

DEBATI

Sonila Meco: Më shumë se cilin keni shkelur, po mbi ç’ligj jeni bazuar. Ju ma thatë qartësisht ‘pluralizmi’.

Presidenti Meta: Janë ta qarta. Ajo që dua t’ju them ju është sepse, edhe ju ndoshta ndonjëherë edhe pse jeni gazetare me shumë përvojë, bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës.

Sonila Meco: Kishte një zgjidhje fjalësh shumë interesante, janë disa tema që ju vetëm në një fjali keni hapur horizontin për të marrë drejtimin e bisedës. Unë do të ndjek pak atë logjikë që kisha nisur që në fillim dhe do të ndalem edhe tek propaganda ‘sorrosiane’, dhe tek fakti që unë si gazetare me përvojë nuk arrij dot që të dal....

Presidenti Meta: Unë kërkoj ndjesë.....

Sonila Meco: Jemi pushtete të pavarura zoti Meta, kështu që nuk ka problem. Unë jam pushteti i katërt dhe ndihem komode.

Të këshilluara

8 lëvizjet në kupolën drejtuese të PS-së

Në mbledhjen e kësaj të martë të Asamblesë së PS-së, Kryetari Edi Rama bëri 8 ndryshime në kupolën rozë. Nëse largimi i emrit të Ditmir Bushatit tërhoqi më shum...

20:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI