Flash

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Lapsi.al 23 July 2019
Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Mëngjesin e ditës së sotme u njoftua se kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të nisej drejt Hagës, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara në cilësinë e një prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së.

Përmes një njoftimi për media të lëshuar nga qeveria e Kosovës, bëhet me dije se udhëtimi i Haradinaj është shtyrë dhe shkak mësohet të jetë bërë vonesa për disa orë e kompanisë së fluturimeve, ku kishte rezervuar biletën.

"Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve ‘Austrian Airlines’."- shkruhet në njoftim.

Kryeministri në largim ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Fluturimi i tij për në Vjenë ishte parashikuar të niste në orën 12:30.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI