Flash

Kriza politike/ Nënkryetari i demokratëve: Do të ketë negociata PD-PS për...

Lapsi.al 23 July 2019
Kriza politike/ Nënkryetari i demokratëve: Do të ketë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka deklaruar se opozita e bashkuar joparlamentare do të vijojë me zhvillimin e protestave kombëtare, që i konsideron si rrugën e vetme për t’iu imponuar kryeministrit Edi Rama, që të pranojë kërkesat për largimin nga posti, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Spaho është shprehur se për zgjidhjen e krizës, nevojiten negociata mes qeverisë dhe opozitës, duke theksuar nga ana tjetër se Rama nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e parashtruara, me përjashtim të Kodit Zgjedhor, që sipas tij është problemi më i vogël.

Rruga të çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Nëse në 30 qershor do të kishte përplasje e gjitha kostoja do i faturohej PD-së. U evitua një përplasje civile. Nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë apo me kosto të rënda për vendin. Ne do të vijojmë me protesta, që t’i imponohemi qeverisë Rama. I mbetemi pozicionit tonë, duam qeveri provizore. Spektri politik të bjerë dakord për një datë dhe pa Ramën kryeministër. Negociata do të ketë, pasi si do të zgjidhet kriza nëse nuk ka negociata? Nëse bihet dakord për këto parime, si do të ketë negociata? Shumica nuk ka pranuar vetëm se për Kodin Zgjedhor, por kjo është një nga pikat. Askush nuk i ka kërkuar Ramës të negociojë reformën në drejtësi” , sqaroi Spaho.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI