Është hedhur në erë me eksploziv memoriali i Thimio Lolit në Krane të Finiqit.
Kjo është e disatë herë që sulmohet memoriali i nacionalistit grek, i cili akuzohet për kryerjen e disa masakra ndaj shqiptarëve.
Njoftimi i ngjarjes është bërë nga banorët e zonës, që pasi kanë ndjerë shpërthimin kanë vënë në dijeni Policinë.
Loli ka marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve në vitin 1914, kur udhëhoqi kryengritjen për Epirin e Veriut në Sarandë, ashtu sikurse edhe në vitin 1944 kundër çamëve në Greqi.
Pranë memorialit të nacionalistit grek, vijnë çdo vit shumë ekstremistë bashkëkombas për ta nderuar nën flamurin e të ashtuquajturit “Vorio Epir”.