Flash

Flet Meta: Shkarkimi? Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës

Lapsi.al 23 July 2019
Flet Meta: Shkarkimi? Po më dekorojnë për respektim të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka komentuar me ironi procedurën e nisur nga Kuvendi për shkarkimin e tij duke e konsideruar si “procedurë dekorimi”. Në një intervistë dhënë gazetaren Sonila Meço në Ora News, Meta thotë se nuk ka shkelur Kushtetutën dhe se ka vepruar në bazë të pluralizmit politik.

“Shkarkimi? Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, - është shprehur Presidenti Meta.

“Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Nuk e di, cilin nen të Kushtetutës kam shkelur” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

8 lëvizjet në kupolën drejtuese të PS-së

Në mbledhjen e kësaj të martë të Asamblesë së PS-së, Kryetari Edi Rama bëri 8 ndryshime në kupolën rozë. Nëse largimi i emrit të Ditmir Bushatit tërhoqi më shum...

20:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI