Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Solidariteti me Haradinajn përtej dritë hijeve të Ramushit

Lapsi.al 23 July 2019
Solidariteti me Haradinajn përtej dritë hijeve të Ramushit

Ramush Haradinaj nuk është një ëngjëll. Përtej aureolës së komandantit trim të UÇK, që ende mban të varrosur në pragun e shtëpisë në Gllogjan dëshmorët që familja e tij i dha Kosovës, qëndron i akuzuari, që nuk e kanë shpënë fare kot dy herë në Hagë, nga ku doli i padënuar pasi dëshmitarët ishin zhdukur.

Ramush Haradinaj nuk është as një idealist naiv. Përtej dashurisë patetike për Kosovën, qëndron kryeministri që mori vendim ti rrisë pagën vetes, se i duheshin më shumë kravata, qëndron rekordmeni  i prodhimit të zëvendësministrave që e përdorur shtetin si kamaradare për ekuilibrat e pushtetit, qëndron lideri që i mbushi bordet publike me militantë dhe familjarë.

Ramush Haradinaj aq më pak është një politikan parimor. Ai që, sëbashku me Vetëvendosjen, i vuri flakën parlamentit dhe i mbyti kolegët e tij me gaz lotësjellës, për të mos i falur tokë Malit të Zi, kur erdhi puna për t’u bërë kryeministër, i tradhëtoi sa hap e mbyll sytë aleatët e dikurshëm, madje i haroi edhe ato 8 mijë hektarë për të cilat ishte betuar se do të derdhej gjak.

Lexo më tej:

Profil/ Historia e Haradinajt, “Rambo” në luftë dhe në politikë

Pra, në këtë kuptim, ashtu si të gjithë heronjtë që kanë imponuar emrin dhe famën e tyre përmes grykës së pushkës, ai është i adhuruar pa kushte nga disa, po aq sa është i urryer nga të tjerë.

Por, ky personalitet i dyzuar, prej njeriu që ngjall po aq frikë sa edhe respekt, që i shërbën atdheut po aq sa edhe botës së nëndheshme të Rrafshit të Dukagjinit, që ndan, po aq sa edhe përbashkon, nuk u pasqyrua me të gjithë dritë hijet e tij në momentin që u thirr sërish nga gjykata speciale, duke e detyruar të heqë dorë nga kryesimi i qeverisë.

Çuditërisht, rreth Ramush Haredinajt u krijua një empathi mbarë kombëtare e cila nuk kishte të bënte, as thjeshtë me lotët e derdhur live teksa lajmëronte dorëheqjen dhe as vetëm me faktin se qe ai që duhej të përgjigjej për të tretën herë përpara Hagës, ndërkohë që të singjashmit e vet vazhdojnë të shijojnë kolltuqet e pushtetit.

Jo, përreth kryeministrit në ikje u krijua një emocion më i madh që e tejkalon historinë e tij në të shkuaën dhe qeverisjen e tij të përditshme.

Kjo ndjenjë solidariteti që shpërtheu në të dy anët e kombit është e lidhur me qëndrimet e fundit të Ramushit, me mbrojtjen që ai i bëri takësës 100% ndaj produkteve serbe, dhe me vendosmrinë që tregoi kundër copëtimit të Kosovës.

Në sytë e shumëkujt, Haradinaj krijoi profilin e politikanit që i flet njësoj si shqipëtarëve, po ashtu dhe Makronit apo Uashingtonit, ndryshe nga Edi Rama apo Hashim Thaçi që e kanë shndërruar politikën në teatër.

Krisja e thellë/ Rrëfimi i Ramush Haradinajt: Ku ndahem me Edi Ramën

Ai skaliti aureolën e liderit që di ti mbrojë bindjet e veta edhe përpara një presioni asgjesues ndërkombëtar, gjë që deri më tani rrallë ndonjë politikan shqiptar ka guxuar ta bëjë.

Ai ndërtoi imazhin e njeriut që nuk bën pazar as me ndarjen e kufijve, as me shkëmbimin e popullsive, për ti shpëtuar Gjykimit të Hagës, apo për të krijuar profilin e një lideri global, që të lë më gjatë në pushtet.

Nëse ideja e rrezikshme e copëtimit të Kosovës u varros, apo u shty larg në kohë, pa dyshim që një kontribut jo të vogël ka dhe taksa e vendosur personalisht nga Ramushi dhe qëndrimi i tij i palëkundur kundër projektit të iniciuar në Beograd.

Këto dy kolona, identifikuese për qeverisjen e tij të dytë, kanë krijuar përshtypjen se Ramush Haradinaj po viktimizohet për qëndrimet që ka mbajtur, më shumë sesa për të shkuarën e tij në luftë. Kjo ide, e mëkuar edhe nga teoritë konspirative që gëlojnë në këto raste, e që e shohin Hagën si një zgjatim të manovrave meskine të politikanëve, kanë përforcuar edhe më pranojën e një puçi mes ndërkombëtarëve dhe liderëve shqiptarë që mendojnë vetëm për menderen e tyre.

Në këtë kontekst, shumëkush po e sheh thikën pas shpine për Haradinajn, si atentat ndaj përpjekjes për vendime sovrane të një udhëheqësi shqiptar, si shenjë të bashkëpunimit okult mes politikanëve tanë të inkriminuar dhe një kaste të pamoralshme diplomatësh, që mbështet të parët në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve, shkurt si arbitraritet të një elite që kërkon të reduktojë hapsirat demokratike.

Piikërisht për këto arsye, në ditët e fundit, që pas thirrjes nga Gjykata Speciale, ka shpërthyer një valë empathie për Haradinajn, një solidaritet shumë më i gjërë sesa ai i rrethit të simpatizantëve të tij, që në kushte të ndryshme, Ramushi, as nuk do të kishte patur mundësi t’a ëndërronte kurrë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Gënjeshtra e padobishme e 13 tetorit

Opozita po bie pre e bestydnisë naive sipas së cilës mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen si...

11:35

Lubonja, si Odiseu kundër Ciklopit Rilindje

Ky sulmi ndaj Fatos Lubonjës, ose më mirë, makinës së tij, është një lloj kambane alarmi që të përpin. Gjëja në vetvete duket pak e ekzagjeruar: një i metë m...

14:49

Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës, se “shqiptarëve nuk iu ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar s...

09:42

Çfarë po feston Edi Rama?

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervashkatërruese, Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qersho...

09:16

Pse sot kam vendosur të mos hesht më

Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë urdhër dhe v...

09:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI