Flash

8 lëvizjet në kupolën drejtuese të PS-së

Lapsi.al 23 July 2019
8 lëvizjet në kupolën drejtuese të PS-së

Në mbledhjen e kësaj të martë të Asamblesë së PS-së, Kryetari Edi Rama bëri 8 ndryshime në kupolën rozë. Nëse largimi i emrit të Ditmir Bushatit tërhoqi më shumë vëmendje Rama ndryshoi edhe drejtuesit e qarqeve të Lezhës dhe Tiranës.

Në vendin e Ditmir Bushatit në Shkodër do të jetë kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë në vendin e Lindita Nikollës shkon Sandër Lleshaj që bëhet pjesë e strukturave të PS-së dhe në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj që merr drejtimin e sekretariatit të rinisë, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinator.

"Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë Shkodër (Valdrin Pjetri). Duke ndjerë nevojën që në qarkun e Tiranës të ketë më shumë rezultat, qarkun propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës” – tha Rama.

Ndryshimet e Ramës në kupolën e PS-së

Valdrin Pjetri – emërohet koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit

Sandër Lleshaj – emërohet koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati – emërohen koordinatorë në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit

Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë

Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për digjitalizimin

Arben Pëllumbi – emërohet sekretar për koordinimin dhe organizimin

Lindita Nikolla – emërohet sekretare për burime njerëzore në PS

Ilir Beqja – emërohet sekretar për koordinimin e punës së këshillave

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI