Flash

Tjetër takim sekret mes Ramës dhe Metës në gjirin e Lalzit?

Lapsi.al 22 July 2019
Tjetër takim sekret mes Ramës dhe Metës në gjirin e Lalzit?

Në disa media është përfolur për një tjetër takim sekret mes Presidentit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar në Gjirin e Lalzit pak ditë më parë. Por sipas asaj që raporton “Panorama” kjo nuk është e vërtetë. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashethem plazhi!”.

Para ditës së votimeve të 30 qershorit, Meta konfirmoi një takim sekret të mbajtur në Pallatin e Brigadave për të cilin ai dha edhe disa detaje.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet.

Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im. Në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin.

S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Megjithatë ka kohë të reflektojë”, - tha Meta.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI