Flash

Temperaturat ekstreme në SHBA, ngrihen qendrat e ftohjes kundër vapës

Lapsi.al 22 July 2019
Temperaturat ekstreme në SHBA, ngrihen qendrat e ftohjes kundër

Me valën rekord e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të intensifikuar sidomos në rajonet e Midwestit dhe përgjatë bregut lindor, zgjidhja që  kanë gjetur autoritetet vendore të zonave me të prekura janë qendrat e ftohjes.

“Në njërën prej tyre në Brooklyn, sistemi ftohës me ventilatorë të fuqishëm i  kthente këto ambiente të freskëta ne një oaz kënaqësie në mesin e temperaturave 36.7 gradë Celsius, të cilat lagështia në ajër i bënte të ndiheshin si 43,3 gradë.”- raporton “Reuters”.

Mjaft të moshuar e kanë si shpëtim këtë zgjidhje, disa prej tyre siç është rasti i 63-vjeçarit Pascual Valle, që foli për agjencinë prestigjioze të lajmeve “Reuters”, hyjnë atje në 9:00, të mëngjesit e nuk dalin deri pasdite, kur qendra mbyllet në orën 5:00.

Zyrtarët e shërbimeve të emergjencës për qytetin kanë dërguar shishe me ujë dhe Gatorade, të cilat iu dorëzohen të gjithë atyre që ndalojnë në këtë qendër për t’u freskuar. Vala e të nxehtit që ka munduar gati një të tretën e popullatës së SHBA-së këto ditët e fundit, pritet të thyhet gjatë ditës së sotme me një shpërthim stuhish e reshjesh freskuese shiu, pasojë e një fronti të ftohtë.

“Situata e krijuar i kishte detyruar zyrtarët që praktikisht t’i luteshin njerëzve, të qëndronin brenda sa më shumë të mundeshin e të bënin kujdes për shenjat e problemeve shëndetësore nga i nxehti. Mësohet se temperaturat përvëluese të këtyre ditëve i kanë marrë jetën të paktën 6 personave.”- njofton “Reuters”.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI