Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur këtë paradite pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Më datë 17 korrik, u shty për herë të tretë gjyqi në ngarkim të Tahirit, për shkak të mungesës së fashikujve të përkthyer në shqip të anëtarëve të bandës Habialaj: Moisi Habilajt, Nezar Seitajt dhe Meridian Sulajt. Ndërsa, dy seancat e mëparshme gjyqësore janë shtyrë për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën e ish-shefit të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut të Vlorës, Gjergj Kohilës, i cili ndodhet në arrati.
Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.