Flash

Këta janë vipat e huaj që vizituan bregdetin shqiptarë këto ditë të nxehta vere

Lapsi.al 22 July 2019
Këta janë vipat e huaj që vizituan bregdetin shqiptarë
Disa ditë më parë, aktorja e serialit turk “Kurti dhe Sura”,  Farah Zeynep Abdullah, tregoi në profilin e saj në Instagram se kishte ardhur nw Shqipwri dhe po pushonte në brigjet e jugut. Farah ndodhej në Ksamil, Sarandë, nga ku postoi një foto të këndshme të bregdetit, duke i gëzuar të gjithë fansat e saj shqiptarë me ardhjen e saj.
 
View this post on Instagram
 

#leica #ilovealbania

A post shared by Farah Zeynep Abdullah (@fafazey) on

Mirëpo, aktorja turke nuk ishte e vetmja që vizitoi Shqipërinë. Gjithashtu edhe prezantuesi i njohur amerikan, Steve Harvey, ka vizituar kufirin e Shqipërisë me Greqinë dhe videon e ka ndarë me ndjekësit në profilin e tij në Instagram. Steve u bë i njohur për publikun shqiptar pas incidentit në Miss Universe në vitin 2015, pasi e shpalli gabim emrin e fitueses dhe në fund u detyrua t’i heqë kurorën vajzës që kishte shpallur. Teksa qëndronte në mes të detit, Harvey e drejtoi kamerën e tij herë nga Shqipëria e herë nga Greqia dhe shpjegoi për fansat se dy vendet kanë me njëri-tjetrin një orë diferencë. Kujtojmë se gjithashtu në Kosovë erdhi disa ditë më parë aktori i njohur për rolin si Xhihani në “Fate të kryqëzuara”, Erkan Petekkaya.Mesa duket, trojet shqiptare po bëhen vendi i preferuar i të huajve, numri i të cilëve po rritet çdo vit për ta vizituar. https://www.youtube.com/watch?v=zGjiITKUkAc

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI