Flash

Gafa virale e Trump/ Nobelistja i flet për vëllëzërit e saj të vdekur, ai e pyet: "Ku janë ata tani?" (VIDEO)

Lapsi.al 22 July 2019
Gafa virale e Trump/ Nobelistja i flet për vëllëzërit e saj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta nëpër rrjete sociale me pyetjet që ka drejtuar gjatë bisedës me fituesen e çmimit Nobel, Nadia Murad.

Aktivistja nga Iraku, e cila i ka mbijetuar robërisë seksuale të ISIS-it, i ka treguar kreut të Shtëpisë së Bardhë historinë dhe fatin tragjik të familjes së saj. “Ju mund të zgjidhni problemin tonë qysh sot. Tani nuk ka ISIS, mirëpo ne nuk mund të kthehemi, sepse qeveritë kurde dhe irakene po luftojnë mes vetes rreth asaj se kush do ta kontrollojë rajonin tonë. Dhe ne nuk mund të kthehemi nëse nuk mund të mbrojmë dinjitetin tonë, familjet tona”, ka thënë Murad, duke i drejtuar kreut të Shtëpisë së Bardhë thirrjen për të ndërhyrë në rajon.

“Por ISIS-i ka shkuar”, është përgjijur Trump. Ndërsa, në replikë, Murad i ka thënë se organizata terroriste ka vrarë nënën e saj së bashku me gjashtë vëllezër. Më tej, Trump, mesa duket i pavëmendshëm, e ka pyetur: “E ku janë ata tani?” Murad është përgjigjur: “I kanë vrarë. Gjenden nëpër varreza masive në Sinjar”.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte, Trump e ka pyetur Murad-in për arsyen e fitimit  të çmimit e Nobelit. “Për atë se pas gjithë asaj çfarë ka ndodhur, unë nuk kam hequr dorë. Jam kujdesur që të gjithë ta dinë se ISIS  ka përdhunuar mijëra gra jazide. Kjo ishte hera e parë që një grua nga Iraku doli haptas dhe foli për atë çfarë ka ndodhur”. Më pas, Trump e pyeti: “Vërtetë? Kjo është hera e parë?”

“Po, është hera e parë?”, përgjigjet ajo.

“Domethënë ti je arratisur?”, ka thënë Trump. Ajo është përgjigjur: “Po, mirëpo ende nuk e kam lirinë time, sepse asnjë pjesëtar i ISIS-it nuk ka dalë para gjykatës”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=7qqvO85sZjw

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI