Flash

"Drejtësia e re", zbulohen rrogat e prokurorëve të SPAK-ut

Lapsi.al 22 July 2019
"Drejtësia e re", zbulohen rrogat e prokurorëve të

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në mënyrë të veçantë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që do të merret me hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar, pritet të shoqërohet dhe me miratimin e pagave për prokurorët, të cilët do të jenë pjesë e kësaj njësie.

Në një intervistë dhënë për seksionin në shqip të prestigjiozes gjermane “Deutsche Wellë”, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi, ka bërë me dije se paga për një prokuror të SPAK duhet të nisë nga 1500 euro dhe të arrijë shumën e 2500 eurove, me qëllim parandalimin e korruptimit të tyre.

"Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro", ka thënë Ibrahimi për DW.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI