Flash

Situatë e tensionuar te "Astiri", policia rrethon zonën (VIDEO)

Lapsi.al 21 July 2019
Situatë e tensionuar te "Astiri", policia rrethon zonën

Rikthehet tensioni tek Unaza e Re (Astiri) aty ku banorët protestojnë prej 9 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre. Pas prezencës së shtuar të forcave të policisë dhe informacioneve se mund të ndërhyhet për të shpërndarë protestuesit, ata kanë hedhur gurë në rrugë dhe kanë ndezur zjarre me mjete piroteknike.

Mes protestuesve është ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili i bëri thirrje policisë të mos provokojë protestuesit. Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Stop dhunës policeske ndaj heronjve të Unazës së Re! Narkobanditë me uniformë rrethojnë zonën tek Unaza e Re!”, - shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e protestuesit dixhital.

Prej nëntorit të 2018 banorët nuk kanë reshtur së kërkuari transparencë për projektin e kësaj rruge dhe dëmshpërblim të plotë për çdo godinë që preket nga shembjet e projektit të Unazës së Madhe.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-21-at-19.43.43.mp4"][/video]

131e787c-1816-470f-8712-215419295187

8e569f92-8d6c-4ce9-a051-028299e7b871

1c07d67c-9630-4ac9-9feb-717ebc2a0dbd

e3746b3f-cbc8-475a-8aa8-8fea38c55468

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI