Flash

Meta flet pas takimit me Haradinajn në Prishtinë

Lapsi.al 21 July 2019
Meta flet pas takimit me Haradinajn në Prishtinë

Presidenti shqiptar, Ilir Meta është takuar këtë të diel në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimin e konfirmoi fillimisht Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, – shkruan

Siç duket edhe nga fotot, takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Më pas edhe Meta bëri një postim në rrjetet sociale.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!?????” – shkroi Meta i cili ishte ndër të parët politikanë që reagoi pas dorëheqjes, duke besuar në pafajësinë e Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, - ka shkruar Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI