Flash

Incident te Astiri/ Protestuesit sulmojnë ambulancën (VIDEO+FOTO)

Lapsi.al 21 July 2019
Incident te Astiri/ Protestuesit sulmojnë ambulancën (VIDEO+FOTO)

Një incident është shënuar gjatë protestës së kësaj të diele të banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Protesta ishte e tensionuar pasi zona u rrethua me forca të shumta policie.

Uniformat blu qëndruan në distancë dhe nuk ndërhynë, por prezenca e shtuar e tyre irritoi banorët. Ata hodhën gurë e kapsolla në rrugë. Në një moment ata kanë penguar edhe një ambulancë, drejtuesi i së cilës thoshte se ishte nisur me mision në Pezë Helmës. Protestuesit e konsideruan kalimin e ambulancës, provokim që u bëhet me qëllim që të zhbllokojnë rrugën. 

Me ndërhyrjen e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu ambulanca është lejuar në rrugën e saj. Edhe drejtoria e spitalit të Traumës tha se ambulanca ishte duke kaluar për të kryer një mision urgjence, por është goditur me mjete të forta. Ai tha se për këtë ngjarje do të bëhet denoncim në polici. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI