Flash

FOTO/ Pse u takuan Meta dhe Haradinaj të dielën në një restorant të Prishtinës

Lapsi.al 21 July 2019
FOTO/ Pse u takuan Meta dhe Haradinaj të dielën në një

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e bën të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, - shkruan Haradinaj.

Mësohet se takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin. Ai vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale në Hagë. Meta dhe Haradinaj ishin konsideruar si linja e fortë përballë dyshes Rama-Thaçi që mbron idenë e ndryshimit të kufijve në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. ©LAPSI.al

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI