Flash

Zëri i Amerikës: E gjithë Tirana në këmbë, mbështetje e madhe për Ramush Haradinajn

Lapsi.al 20 July 2019
Zëri i Amerikës: E gjithë Tirana në këmbë,

Në Tiranë, drejtuesit më të lartë shtetërorë e politikë shprehën mbështetjen e tyre për zotin Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes nga detyra e kryeministrit të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkroi në një mesazh publik se zoti Haradinaj është një burrë shteti, që nuk e thyejnë presionet e pabesitë. Presidenti Meta theksoi se ishte krenar për zotin Haradinaj dhe i bindur në pafajësinë e tij.

“Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane” – tha zoti Meta.

 Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ftesat nga Haga për protagonistët e UÇK-së janë një sfidë e re e tyre për të provuar deri në fund pafajësinë. Sipas tij, këto ftesa janë një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë, edhe sot 20 vjet pas luftës.

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se dorëheqja e zotit Haradinaj është akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka, dhe se askush nuk mund ta përdhosë dot luftën çlirimtare të Kosovës.

“Ramushi i ka shërbyer me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira e të këqija. Ramush Haradinaj është vet Kosova e lirë, e pavarur dhe europiane, ku bën pjesë edhe sakrifica sublime e familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, – tha zoti Basha.

Kjo është hera e dytë që zoti Haradinaj jep dorëheqje nga posti i kryeministrit pas thirrjeve nga Haga mbi hetimet e krimeve të luftës. Edhe tani ai është zyrtari më i lartë i thirrur për t’u paraqitur në Hagë./VOA

Të këshilluara

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti. N...

17:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI