Flash

VIDEO/ Drejtori i Policisë intervistë për sigurinë rrugore, pas tij ndodh aksidenti

Lapsi.al 20 July 2019
VIDEO/ Drejtori i Policisë intervistë për sigurinë rrugore,

Teksa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, po fliste në një prononcim për gazetarët për menaxhimin e trafikut dhe masat e shtuara nga policia rrugore, në një distancë të afërt pas krahëve të tij, ndodhi një aksident automobilistik.

Tola ndodhej përballë gazetarëve në Qafën e Kasharit në Tiranë, duke shpjeguar me detaje masat për sezonin turistik dhe duke këshilluar shoferët për të qenë më të kujdesshëm në ngarjen e makianave, kur  dy automjete janë përplasur midis tyre.

Ngjarja u vërejt menjëherë nga gazetarët, ndërkohë që Tola nuk bëri asnjë koment.

Një prej shkaqeve më të shpeshta përse ndodhin aksidentet në këtë aks ka rezultuar të jetë edhe mosrespektimi i distancës midis automjeteve. Pikërisht për këtë arsye ndodhi edhe aksidenti në fjalë, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Aksidenti në minutën 5 të videos

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/352302912128827/

Të këshilluara

Bllokohet në Itali anija shqiptare

Një anije shqiptarë është bllokuar në Itali. Bllokimi i anijes ‘Rafaelo-I’ është bërë në portin e Ravenas. Siç shkruajnë mediat italiane, bllokimi i anijes me n...

09:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI