Flash

Tronditëse/ 12% e fëmijëve bien viktimë e abuzimeve seksuale

Lapsi.al 20 July 2019
Tronditëse/ 12% e fëmijëve bien viktimë e abuzimeve seksuale

Ngjarja e Durrësit, ku një 8-vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga 5 të rinj brenda ambienteve të shkollës "Myslim Hida", ka risjellë në vëmendje fenomenin shqetësues.

Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve, rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktime e abuzimeve seksuale.

Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte në qytetin e Kavajës ku një e mitur u abuzua nga 7 adoleshentë, apo rasti i pak ditëve më parë ku një vajzë është abuzuar seksualisht nga i ati për tri vite me radhë.

Ndërkohë, për vitin 2018 janë regjistruar 5 raste, nga të cilët 1 rast abuzimi në shkollë ndërsa 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet. Në 50 %  të rasteve të raportuara viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Pasojat që shkaktojnë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmijëve abuzimet seksuale, përfshin ndikimin mbi vetëvlerësimin, dëmtimin e zhvillimit të personalitetit, mungesën e socializimit me të tjerët si në moshë fëmijnore, por edhe në moshën e adoleshences dhe moshën madhore.

Vetmia, niveli i testosteronit i lartë rrit rrezikun e sjelljeve provokative seksuale, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Tek djemtë vihen re të njejtat simptoma fizike dhe ndryshime hormonale dhe më tepër sjellje agresive në shkollë, familje dhe probleme të vëmendjes.

Të këshilluara

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti. N...

17:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI