Flash

Thashethemet për një romancë mes Lady Gaga dhe Bradley, të vërteta

Lapsi.al 20 July 2019
Thashethemet për një romancë mes Lady Gaga dhe Bradley, të

Menduat se fotot e Irina Shayk me një mashkull ishin të tepërta duke qenë se ka vetëm 5 javë që është ndarë nga Bradly Cooper?!

Nëse po, prisni se ka akoma! Revista “InTouch” sapo na konfirmoi se fjalët paskan qenë të vërteta dhe se Lady Gaga është arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit më të njohur të showbiz-it.

Sipas burimeve për revistën, Gaga është zhvendosur në shtëpinë 13,5 milionë dollarëshe të aktorit në New York dhe dyshja nuk ka arsye përse të fshihet tashmë.

“Tani që lidhja e tij me Irinën mori fund, Gaga nuk do ta lërë Bradley-n t’i shpëtojë prej duarsh. Ajo madje ka zhvendosur disa gjëra të saj në shtëpinë e aktorit”, thuhet në artikullin e bujshëm.

Po sipas të njëjtit burim, Bradley i ka boshuar disa nga sirtaret e tij këngëtares dhe ajo i ka mbushur me rroba të reja, fustane, këpucë madje dhe të brendshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, thuhet se atë që Bradley nuk e bëri me një nga modelet më seksi të pasarelave botërore (e kemi fjalën për martesën ok!) do ta bëjë me këngëtaren e njohur.

Dhe prisni se përralla vijon, Bradley dhe Gaga duan të bëjnë edhe një vëlla ose motër për Lean e vogël.

Por një tjetër portal, gossipcop.com, i ka cilësuar si të rreme këto pretendime dhe sipas tij, Lady Gaga dhe Bradly Cooper nuk janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Edhe mediat pak më shumë të besueshme si “People”apo “Entertainment Tonight” kanë konfirmuar të njëjtën gjë që ish-kolegët e filmit “A star is born”, kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk janë çift.

E ndërkohë që ne presim të dimë sesi qëndron e vërteta, le të mendojmë për një çast se Princi nuk është gjithmonë i destinuar për të përfunduar me Princeshën apo jo?!

Të këshilluara

Kylie refuzon martesën me Travis

Kylie Jenner dhe Travis Scott gjithmonë kanë ditur ti surprizojnë fansat e tyre. në lidhje me gjithçka nga marrëdhënia e tyre, që nga fillimi i kohës. Që atëhe...

15:30

Rona Nishliu, mama për herë të parë

Rona Nishliu është bërë nënë për herë të parë. Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se Rona ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin Noa. ...

15:04

Vajza e Beyonce thyen rekorde

Ditën e djeshme këngëtarja e hiteve, Beyonce hodhi në treg albumin e saj më të ri, “The Lion King: The Gift”. Albumin ajo e cilësoi si një dhuratë për Afrikë...

13:07

FOTO/ Eliona Pitarka del pa të brendshme?

Siç duket, kjo e premte ka qenë dita kur fytyrat publike dalin pa të brendshme. Pas bukuroshes kosovare Majlinda Zeka, një gjë të tillë e ka bërë edhe aktorja E...

23:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI