Flash

Raporti Kosovë-Serbi, Macron mesazh në gjuhën shqipe

Lapsi.al 20 July 2019
Raporti Kosovë-Serbi, Macron mesazh në gjuhën shqipe

Video e ligjëratës së presidentit francez, Emmanuel Macron mbajtur në konferencën e përbashkët në Beograd me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, është përcjellë në gjuhën shqipe në profilin e tij zyrtar në "Facebook". “Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruhet në gjuhën shqipe në videon e fjalimit.

Në konferencën me homologun  Vuçiç, Macron theksoi se paqja midis Serbisë dhe Kosovës duhet të vendoset nga të dyja kombet dhe evropianët, duke përjashtuar influencat e huaja. Kjo thirrje e presidentit francez bëhet në një kohë kur liderët kosovarë përjashtojnë çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së ap të Bashkimit Evropian.

“Lufta që tani duhet të kryejmë së bashku, është lufta e kompromisit”, ka thënë ndër të tjera Macron.

 

 

 

Të këshilluara

Bllokohet në Itali anija shqiptare

Një anije shqiptarë është bllokuar në Itali. Bllokimi i anijes ‘Rafaelo-I’ është bërë në portin e Ravenas. Siç shkruajnë mediat italiane, bllokimi i anijes me n...

09:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI