Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas një heshtjeje të pazakontë lidhur me shkarkimin e homologut të tij bashkëkombas, Ramush Haradinaj.
Në një postim të publikur në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, kreu i qeverisë shqiptare, pa përmendur emrin e Haradinaj, shkruan në mënyrë përgjithësuese ftesa për protagonistët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.
“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan Rama.
Një ditë më pare, kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen pas kësaj ftese, ndërsa mëngjesin e së shtunës ishte ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte ne Hagë.