Flash

Kryebashkiakja e Shkodrës paralajmëron: Do të kemi sërish situata "të nxehta" politike

Lapsi.al 20 July 2019
Kryebashkiakja e Shkodrës paralajmëron: Do të kemi sërish

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24”, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, paralajmëroi se do të kemi sërish situata të nxehta politike në vend. Sipas Ademit, qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta për opozitën.“Është një cështje që vijon të rëndohet. Do të kemi sërish situata të nxehta mesa duket. Mesa duket do të shohim prap, duket se nuk e kemi arritur fundit. Janë mesazhe të forta ato që kanë dhënë njerëzit, e do të na mbajnë në këtë ‘luftë’”, -u shpreh Ademi.

Ndër të tjera, kryebashkiakja komentoi edhe padinë e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për “antikushtetuetshmërinë” e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

“Ne e kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin paraprak të 30 qershorit, e kujtoj edhe këtu që një ndër shënimet që ata bëjnë, është që ne duhet të gjejmë zgjidhje brenda institucioneveve, dhe në këtë rast duhet të shohim gjithnjë mundësinë për dritë në fund të tunelit. Në këtë rast është kushtetuesja që mund ta bëjë këtë. Për momentin ne nuk e kemi funksionale, por pas diskutimeve, është i vetmi institucion që mund të cojë në zgjidhjen. Pavarësisht se kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë, unë e shoh si mënyrën që duhet të ndjekim. Ajo që kemi bërë në kohë është konsultimi i mirë, pasi nuk kemi një precedent më parë.” –theksoi Ademi, ndërsa  u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR nuk flet për zgjedhje.

 

 

Të këshilluara

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti. N...

17:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI