Flash

Djegia e mandateve/ Hajdari: Antidemokratike, unë nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore

Lapsi.al 20 July 2019
Djegia e mandateve/ Hajdari: Antidemokratike, unë nuk mund të shkoj

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka folur për “Zërin e Amerikës” mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Hajdari kritikoi dhe fajësoi pa dallim qeverinë dhe opozitën e bashkuar joparlamentare për krizën politike të vendit, duke u shprehur se zgjedhja e saj për të qendruar në Parlament u ndërmor sepse “unë nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore”.

Situata në Shqipëri është shumë e vështirë. Kemi 6 muaj që jetojmë në një krizë politike. Shumë shpejt duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura, për ta futur vendin në shinat e duhura për hapjen e negociatave për ngritjen e SPAK etj. Kujtojmë se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për shqiptarët.Më 11 mars të 2019 vendosa të qëndroj në parlament për një arsye, sepse mendova që vendimi i PD dhe opozitës ishte antidemokratik dhe anti shqiptar sepse do të sillte një krizë. Unë nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore”, deklaroi Hajdari.

 

 

Ndërsa, e pyetur se cila do jetë e ardhmja e saj, apo nëse ka menduar të krijojë një parti të re, Hajdari tha se nuk bën kompromis me parimet , duke ua lënë në dorë shqiptarëve të ardhmen. “Mendoj se për të ardhmen time politike patjetër do vendosin shqiptarët por është e rëndësishme që të marr vendimet e dhurua e të mos bëj kompromis me parimet e mia. Ndodhemi në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike”, tha Hajdari.

Lidhur me mbështetjen e opozitës së re në Parlament ndaj shumicës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, Hajdari argumentoi se kreu i shtetit “zgjodhi një rrugë jolegjitime për t‘i dhënë zgjidhje krizës. “Zoti Meta zgjodhi një rrugë jolegjitime për t’i dhënë zgjidhje krizës. Nuk zbatoi parimet kushtetuese. Ai ka shkelur disa pika të Kushtetutës së Shqipërisë. Ka premtuar një zgjidhje që nuk zbatohet dot, nuk gjen rrugë institucionale. Por do kemi një gjykatë kushtetuese që do e gjykojë vendimin e Presidentit. Data e re nuk solli një zgjidhje konkrete”, tha deputetja.

 

Të këshilluara

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti. N...

17:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI